Pyet mjekun: A mund të përdor aspirinë në vend të paracetamolit?

 

Dr. Nevila Lengu, mjekje gastrohepatologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 1, Tiranë.

Paracetamoli fatkeqësisht sot përdoret në masë nga njerëzit dhe shpeshherë pa i njohur efektet e  tij në organizëm.

Përdorimi i tij i vazhdueshëm dhe për një kohë të gjatë dëmton mëlçinë dhe veshkat, duke shkaktuar atë që ne e quajmë isufiçenca hepatike akute dhe insufiçensa renale kronike. Ne nuk e rekomandojmë, por në momentin që pacienti duhet ta përdorë, ne i themi jo më shumë se dhjetë ditë, dhe jo më shumë se tre herë në ditë. Efektin më të mirë paracetamoli e ka në uljen e temperaturës, por si antiinflamator dhe kundër mpiksjes së gjakut, efektin e ka të ulët.

Ajo që është më e mira është aspirina, ku veç të tjerash është dhe një mbrojtëse shumë e mirë për kancerin e  zorrës dhe problemet kardiake. Megjithëse ka disa kufizime në përdorim.

1-Nuk mund të jepet tek fëmijët nën 6 vjeç (jep dëmtime të trurit/encefalite).

2-Nuk mund të jepet tek personat azmatik (në 10% të rasteve i predispozon për kriza azmatike).

3-Nuk mund të jepet në persona që kanë çrregullime të mpiksjes së gjakut .

Megjithatë është një mbrojtëse shumë e mirë për kancerin e zorrës së trashë dhe problemet kardiake.

Vetë këto si produkte kanë katër lloj efektesh, kundër  mpiksjes së gjakut, kundër dhimbjes, në uljen e temperaturës, dhe si antiinflamator, pra që pakësojnë reagimin ndaj një dëmtimi në organizëm.

Unë do të rekomandoja paracetamolin vetëm në rast temperature dhe dhimbje, jo kundër mpiksjes së gjakut./ Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë