Ditët e Hapura në gjimnazin Raqi Qirinxhi: Rikthim plot emocione për personalitetet e shquar!

Elena Beta, gazeta “Shëndet +”

“Plot emocion rikthimi në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” në Korcë, një shkollë me mësues të përkushtuar dhe nxenës të mrekullueshëm. “Ditët e hapura” është një projekt i mbështetur nga programi IADSA që avancon konceptin tonë për Shkollat Qëndra Komunitare duke e kthyer shkollën jo vetëm në një mjedis ku mësohet, por edhe në një mjedis ku nxënësit të kanë mundësi të argëtohen dhe të zbulojnë vetveten mbi të gjitha.  Do ta them papushim, se çdo njeri duhet të zbulojë talentin që zoti i ka dhuruar, e për këtë duhet të marrë pjesë në lloj lloj aktivitetesh. Nëse ti je i talentuar në sport, nuk mund ta zbulosh talentin tënd nëse nuk bie në kontakt me topin, kjo vlen dhe për muzikën apo fusha të tjera.

Shkollat tona përvec ofrimit të kushteve optimale në procesin e mësimdhënies, tani janë në dispozicion edhe të nxënësve dhe komunitetit për organizimin e aktiviteteve kulturore, artistike, sportive e rekreative dhe jam i lumtur për këtë, ” Kështu u shpreh zv. Kryeministri i Shqipërisë z. Niko Peleshi gjatë fjalës së tij përshëndetëse në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Projekti IADSA në Shqipëri ‘Ditët e Hapura të Shkollës Qendër Komunitare në shkollën “Raqi Qirinxhi”.

Kjo nisëm ka për qëllim organizimin e një sërë aktivitetesh mësimore, kulturore, artistike, sportive e rekreative në ambjentet e shkollës me përfshirje të gjerë dhe me bashkëpunim me aktorë të rëndësishëm te komunitetit, si organizata rinore, lokale dhe vendorë, agjensi vendore e nderkombëtare, publike dhe private të cilët i përbashkon misioni i njëjtë i themelimit të partneritetit për të realizuar qëllime të përbashkëta.

Ky aktivitet synon themelimin e një tradite në këtë drejtim, atë të ditëve të hapura të shkollës qendër komunitare nëpërmjet të cilave shkolla hapet per komunitetin duke prezantuar veprimtaritë e saj dhe duke ofruar nje hapësirë të dedikuar për komunitetin për organizimin e mbledhjeve, konferencave tematike e seminareve, sipas fushave të gjëra të interesit.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe personalitete të cilët kanë dalë nga bankat e atij gjimnazi, prindër, nxënës, mësues si dhe ish nxënës të cilët ndoqën me nostalgji guidën duke u njohur me ambjntet e reja dhe ato të ndryshuara të shkollës. Klasa me tableta, pikturat interesante murale të pikturuara nga vetë nxënësit, biblioteka, muzeu, palestra, fusha e tenisit në oborrin e shkollës, ishin disa nga dëshmitë më evidente që tregojnë seriozitetin me të cilin punohet ccdo ditë, për të renditur gjimnazin “Raqi Qirinxhi” ndër më të mirët në Republiken e Shqipërisë.

Drejtuesja e këtij gjimnazi znj. Keti Qirinxhi, e konsideroi Ditën e Hapur nje nga veprimtarite me domethenese per shkollen, një ditë ndryshe , ditë vlerësimi, reflektimi për arritjet e shkollës, harmoni me komunitein e nxënësve , prindërve, institucioneve. “Falenderoj të gjithë ata që na vleresuan, faleminderit atyre qe na mbeshtetin, faleminderit te gjitheve qe na e kthejne kete dite ne premtim, ne mision, ne frymezim, ne motiv krenarie e pune per nje shkolle pararoje, shkolle komunitare me kah nga e ardhmja” tha Qirinxhi gjatë prezantimit të punës që nxënësit dhe stafi i shkollës bëjnë ccdo ditë.

I ftuar në këtë aktivitet ishte dhe Kryetari i Bashkisë Korccë, z. Sotiraq Filo, i cili e përkufizoi shkollën “Raqi Qirinxhi” në Korcë, si një shkollë me mësues të përkushtuar dhe nxenës model. “Standart në mësimdhënie, ambiente në dispozicion edhe të komunitetit për aktivitete kulturore, artistike, sportive e rekreative. Kjo është ajo që gjithsecili prej nesh do të dëshironte për të ardhmen e fëmijëve tanë, tha Filo gjatë fjalimit të tij përshëndetës, duke vlerësuar këto aktivitete si tepër të rëndësishme për mbarëvajtjen e shkollës.

“Kur mësova se gjimnazi Raqi Qirinxhi do të ishte pjesë e projektit IADSA SHKOLLA QENDËR KOMUNITARE, u gëzova pa masë pasi e perceptoj këtë si një mundësi shumë të mirë për të gjithë ju që përfshiheni në projekte të tilla të mëdha të cilat do të jenë shumë të vlefshme për të ardhmen tuaj.

Unë personalisht, sikurse dëshmi të personave të tjerë, tashmë edhe personalitete të shquara, kanë treguar se çdo njëri prej nesh mund të kthehet në një histori suksesi. Nuk merr rëndësi fakti se studion në një qytet të vogël apo në Tiranë. Janë projekte si ky i Shkollës si Qendër Komunitare etj, që i japin mundësi të gjithë të rinjve të integrohen nëse angazhohen seriozisht dhe punojnë me pasion”, tha Elena Beta, ish nxënëse e kësaj shkolle.

Plot vlerësime, fjalë të bukura e nostalgji u përmbyll aktiviteti ” Ditët e Hapura në gjimnazin “Raqi Qirinxhi”, për t’u pasuar me biseda me njëri-tjetrin, foto të të ftuarve në ambjentet e shkollës si dhe një koktej të vënë në dispozicion të të ftuarve nga organizatorët e aktivitetit.

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse