Produktet organike që parandalojnë diabetin

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Konsumimi i frutave të freskëta çdo ditë mund të ulë rrezikun e zhvillimit të diabetit, thonë hulumtuesit shkencorë. Ata hedhin poshtë idetë që ngrënia e shumë frutave është e pashëndetshme për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë në sheqer.

Studimi, i kryer nga Universiteti i Oksfordit, zbuloi se frutat nuk e rrisin sheqerin në gjak, duke qenë se glukoza dhe fruktoza tek ato metabolizohen ndryshe nga sheqernat e përpunuara tek ëmbëlsirat dhe ushqimet.

Konsumimi i frutave çdo ditë mund të ulë rrezikun e diabetit gjithashtu për shkak të përmbajtjes në fibra dhe vitamina të shëndetshme. Ndër frutat më të mira në këtë rast janë mollët, dardhat, portokalli dhe manaferrat, duke qenë se ata e rrisin sheqerin në gjak në mënyrë më graduale se bananet, rrushi dhe frutat tropikalë.

Gjatë studimit, ku u monitoruan gati 500 mijë kinezë, shkencëtarët zbuluan se personat të cilët nuk vuanin nga diabeti në fillim të studimit 7-vjeçar, kishin 12% më pak rrezik të prekeshin nga diabeti nëse konsumonin fruta çdo ditë.

Ata u krahasuan me personat të cilët konsumonin rrallë ose asnjëherë fruta të freskëta.

“Fruti i freskët ka shumë përfitime shëndetësore dhe është thjesht një mit ideja që njerëzit me diabet nuk duhet ta konsumojnë atë”, thotë dr. Emily Burns, nga Shoqata e Diabetit në Britani.

“Lloji i sheqerit tek frutat është i ndryshëm me sheqernat e shtuara që duhet të shmangim. E dimë që konsumimi i një diete të shëndetshme të balancuar, përfshirë edhe frutat dhe perimet, është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm dhe parandalimin e diabetit të tipit 2”.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj