Të hash ujin!

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Në një të ardhme jo shumë të largët, mund të përfundojmë duke e ngrënë ujin. Ooho! është një sferë e mbushur me ujë që do të mund të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si qëndrojmë të hidratuar. Sferat si flluska janë shpikur për herë të parë nga 3 inxhinierë në vitin 2014 dhe së shpejti do të dalin në treg.

Qëllimi i inxhinierëve është të zhdukin mbetjet e shisheve plastike.

‘Ooho! është një opsion i shisheve plastike dhe filxhanëve të prodhuar nga ekstrakti i leshterikut. Është e paketuar mirë dhe krejtësisht natyrale, prandaj mund të hahet lehtësisht.

Ato janë më të lira se shishet plastike. Sfera Oooho ka një membranë të dyfishtë xhelatinoze, e prodhuar nga një përziere e algave, natriumit dhe kloridit të kalciumit.

Inxhinierët po përpiqen të mbledhin rreth 500 mijë dollarë, kështu mund të nxjerrin produktin në treg.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?