Dieta e Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka pasur gjithnjë një fizik perfekt. Dhe mesa duket pa shumë lodhje.

Aktorja është vlerësuar gjithmonë nga publiku që nga koha e “Friends”, dhe çdo lëvizje e saj ka bërë tendencë për mijëra femra, gati për të imituar stilin e saj.

Edhe kur u bë bashkëshortja e Brad Pitt, fansat nuk kanë ndalur së mbështeturi. Ndoshta është meritë edhe e linjave të saj gjithnjë perfekte? Ja dieta e Jen.

“Dieta ime nuk ka tërheqje, është ajo që më bën të ha mirë gjithë vitin. Është shumë e thjeshtë: fruta dhe perime sa më shumë të jetë e mundur, mbajtja në nivel të ulët e sheqernave, pirja sa më shumë ujë dhe fjetja e mirë”, ka thënë ajo.

Por në praktikë për çfarë bëhet fjalë?

Në mëngjes esëll Jen pi një gotë ujë të vakët me limon, ndjekur nga një mëngjes që varion sipas dëshirave.

“Ndonjëherë pi smoothie me qumësht bajamesh, banane, qershi, proteina pluhur, bajame, kakao dhe çdo tip antioksidues​i që më vjen në mendje. Ndonjëherë tjetër ha vezë të zierë dhe tost avokado, me pak vaj arë kokosi, kripë e piper. Ose tërshërë”, tregon ajo.

Për drekë e për darkë

Ushqyerja e saj është e thjeshtë dhe e përbërë mbi të gjitha nga proteina dhe perime, që i konsumon si për drekë dhe për darkë, në formën e një sallate të madhe apo pjata me bazë mishin apo peshkun me shumë perime. Vetëm së fundmi, që kur është me Justin Theroux, ka futur makaronat në ushqimin e saj. “Nuk e di nëse duhet ta falënderoj apo urrej për këtë”, ka rrëfyer aktorja.

Receta e saj e preferuar? Spageti alla carbonara, në variantin me kube gjel deti në vend të pançetës.

Mesvaktet

Për Jennifer është e rëndësishme të hajë shumë fruta, që i jep raportin e duhur të sheqernave natyrale për të cilat ka nevojë. Për këtë preferon t’i konsumojë larg vakteve si mesvakte për të thyer urinë. Në përgjithësi konsumon një mollë me fruta të thata, mundësisht lajthi ose bajame.

Në ditën e lirë

Jennifer adhuron kuzhinën meksikane, dhe në ditën kur do të ‘mëkatojë’ me ushqimin zgjedh tortillas me guacamole.

Burimi: Glamour

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm