Përshtati në shqip: Blertina Koka
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle bollgur
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 mollë jeshile që ka filluar të kalbet
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 2 lugë gjelle qumësht
- Lëngun e 1 limoni
Përgatitja
- Shtypni bollgurin
- Ngrini mollën
- Merrni 3 tasa të vegjël. Tasin e parë e përdorni për të përzier bollgurin me vajin e ullirit.
- Tasin e dytë përdoreni për të përzier tulin e mollës me mjaltin.
- Tasin e tretë përdoreni për të përzier qumështin me lëngun e limonit.
Përdorimi
- Aplikojeni maskën në fytyrë në disa shtresa duke përdorur një furçë për makeup.
- Shpëlajeni fytyrën, më pas aplikoni shtresën e parë (përzierjen e bollgurit me vajin e ullirit). Lëreni maskën të thahet pak.
- Pastaj aplikoni shtresën e dytë (një përzierje e mollës jeshile me mjaltin). Lëreni të thahet për 5 minuta/
- Në fund aplikoni shtresën e tretë (përzierjen me qumësht dhe lëng limoni).
- Prisni për 5 minuta. Në total, maska duhet të qëndrojë në fytyrë për 15 minuta.
- Në fund e lani fytyrën mirë.
Kjo maskë shërben për lëkurën e yndyrshme, trajtimin e akneve dhe heq qelizat e vdekura.
Burimi: Bright Side / Shendeti.com.al


