Rrezikoheni nga vdekja e parakohshme?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Sigurisht që asnjë nuk e di se kur mund t’i vijë vdekja dhe kjo gjë na nxit që të vazhdojmë me zakonet e këqija.

Megjithatë, hulumtuesit shkencorë nga Kolegji Imperial i Londrës kanë përdorur kompjuterët për të parashikuar “plakjen e trurit” të njerëzve në bazë të volumit të indeve në tru.

Pasi i testuan tek një grup të moshuarish, rezultatet treguan se sa më e madhe të jetë diferenca mes “plakjes së trurit” të një personi dhe moshës së tij aktuale, aq më i rrezikuar është të ketë një shëndet fizik dhe mendor të dobët, dhe një vdekje të parakohshme.

Edhe pse është akoma në hapat e para, kjo teknikë mund të parashikojë në të ardhmen ata që janë të rrezikuar nga rënia e aftësisë njohëse dhe vdekja para moshës 80 vjeç.

Autori kryesor i studimit, dr. James Cole, tregon: “Kemi gjetur një mënyrë që parashikon plakjen e trurit të dikujt në bazë të skanerit MRI.  Qëllimi ynë është të gjejmë diferencën mes moshës kronologjike dhe atë që e quajmë plakje e parashikuar nga truri. Nëse truri parashikohet të jetë më i vjetër se mosha juaj e vërtetë, tregon se diçka negative po ndodh. Nëse aplikohet tek një program ekzaminues, teknika mund të informojë profesionistët e kujdesit shëndetësor për shëndetin mendor të një personi.

“Dikush mund të shkojë tek mjeku, të bëjë një skaner të trurit dhe mjeku mund t’i thotë “truri juaj është 10 vite më i vjetër sesa duhet të jetë”, dhe mund t’ju këshillojë të ndryshoni dietën ose mënyrën e jetesës, ose për të nisur një kurs trajtimesh.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera