4 sekretet për të mos u sëmurur asnjëherë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Keni menduar ndonjëherë pse duhet të përballeni gjatë gjithë kohës me virozat e stinës, ndërkohë që gratë e tjera të cilat ju njihni e kalojnë sezonin pa asnjë teshtimë, kollë apo dhimbje?

Ekspertët më të mirë të shëndetit kanë zbuluar disa sekrete të provuara shkencërisht për t’ u mbrojtur nga virozat e stinës. Këshilla e parë e ekspertëve: Bëni vaksinën kundër gripit. Pastaj ndiqni këto hapa të thjeshtë për t’u mbrojtur edhe më shumë nga viruset.

Qëndroni sa më shumë në ajër të pastër

Qëndrimi brenda ju vendos në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit e tjerë – dhe bakteret e tyre.

Dalja në ajër të pastër nuk ju shpëton vetëm nga gjithë këto baktere që qarkullojnë brenda, por mund të forcojë edhe imunitetin.

Relaksi lufton ftohjet

Ka një miliardë arsye përse relaksi duhet të jetë gjëja e fundit në listën e çfarë duhet të bëni. Megjithatë, ja pse duhet të jetë prioriteti juaj: “Të qenët i stresuar do të rrisë ndjeshmërinë ndaj ftohjes. Kjo ndodh sepse, pas një kohe të gjatë, çon në realizimin e hormoneve të stresit.

Nëse jeni të stresuar, mund të kujdeseni më pak për veten, flini më pak, ushqeheni jo-shëndetshëm, nuk stërviteni etj.

Duart e pastra janë shumë të rëndësishme

Ftohja dhe gripi mund të përhapen lehtësisht nëpërmjet prekjes. Mbani duart larg syve, hundës dhe gojës sa më shumë të keni mundësi dhe sigurohuni t’i lani ato mirë.

Sapuni dhe uji janë mjetet më të mira në këtë rast.

Përpiquni të përdorni sapun antibakterial të lëngshëm, i fërkoni duart për 20 sekonda para se t’i shpëlani, dhe sigurohuni t’i thani mirë (jo me rrobat ku ka baktere).

Arma magjike: gjumi

Gjumi i parehatshëm për një natë nuk është gjë për t’u shqetësuar, por mungesa e vazhdueshme e tij mund të dobësojë sistemin imunitar dhe aftësinë e tij për të luftuar ftohjen dhe gripin. Prandaj përpiquni të flini të paktën 7 orë ne natë dhe t’i lini të gjitha “hallet” për t’i qarë të nesërmen.

Burimi: Health/ Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet