Ky prind di mënyrën më fantastike për të pushuar së qari foshnjën (Video)

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Muajt e parë të prindërimit janë një sfidë më vete, sidomos kur duhet të qëndrosh zgjuar gjatë gjithë natës sepse foshnja nuk pushon së qari.

Pasi e ushqen, e pastron dhe sigurohesh që është mirë – çfarë tjetër mund të bësh për ta qetësuar?

Një prind mendon se ka gjetur përgjigjen.

Daniel Eisenman ishte në transmetim live në Facebook kur vajza e tij e vogël, Divina nisi të qajë.

Ai krejt qetësisht fillon të shqiptojë një “Om” të gjatë dhe brenda sekondave foshnja e tij pushon së qari dhe e zë gjumi.

“Om” konsiderohet si fjala më e frikshme në kulturën indiane dhe budiste. Me të nisin dhe përfundojnë pjesa më e madhe e lutjeve, recitimeve dhe teksteve në gjuhën sanskrite.

Videoja është bërë hit në internet, ku ka marrë më shumë se 25 milionë shikime dhe një sërë komentesh. Pjesa më e madhe e komentuesve shkruajnë se kjo metodë funksionon vërtet falë “fuqisë së om”, që ndryshon “rrjedhjen e energjisë” dhe qetëson beben dhe të atin.

Një komentuese shkruan: Kjo ndodh sepse tingulli i tij është i ngjashëm me atë në mitër – me zë të lartë dhe i qëndrueshëm. Funksionon vërtetë. Punë e paqme, babi”.

Një tjetër shkruan: ‘Mund të qeshni, por e provova këtë teknikë mbrëmë dhe funksionoi!’.

Ai postoi një tjetër video në Facebook, ku thotë se njerëzit e kanë pyetur nëse kjo teknikë funksionon gjithmonë.

“Po më bëjnë pyetje nëse funksionon gjithmonë?”, thotë ai.

“Së pari, nuk besoj se një gjë ndodh njësoj dy herë”, shkruan Daniel, ku shton se ai dhe bashkëshortja kishin pëshpëritur fjalën “Om” edhe kur vajza ishte akoma në mitër.

Gjithsesi, edhe në videon e dytë teknika funksionoi. Prandaj, pse jo mund ta provoni edhe tek vogëlushët tuaj.

 Burimi: Mirror / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj