Lajme jo të mira për njerëzit me grup gjak A, B dhe AB

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Njerëzit me grup gjaku jo-0 janë më të rrezikuar nga ataku në zemër dhe goditja në tru, sugjeron një studim i ri. Shkencëtarët thonë se kjo mund të ndodhë për shkak të një proteine që shkakton mpiksje të gjakut, e cila gjendet në nivele më të larta tek njerëzit me grup gjaku A, B dhe AB.

Këto përfundime mund të ndihmojnë mjekët të kuptojnë më mirë kush është më i rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, thonë hulumtuesit shkencorë. Megjithatë, organizatat e zemrës thonë se njerëzit duhet të fokusohen tek mënyra e shëndetshme e ushqyerjes dhe të heqin dorë nga duhani për të ulur rrezikun e zhvillimit të këtyre sëmundjeve.

Studimi, i publikuar gjatë kongresit të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, analizoi të dhënat përfundimtare të disa studimeve të ndryshme, ku janë përfshirë 1.3 milionë njerëz. Pasi u analizuan këto të dhëna, shkencëtarët zbuluan se 15 në 1000 njerëz me grup gjaku jo-0 kishin pësuar atak në zemër, krahasuar me 14 në 1000 persona me grup gjaku 0. Edhe pse diferenca është e vogël, po të merret në konsideratë e gjithë popullsia, numri rritet konsiderueshëm.

Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit me grupin më të rrallë të gjakut, AB, janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës ( rreth 23% e tyre vuajnë nga këto sëmundje).

Ka një sërë faktorësh që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, si duhanpirja, të qenët mbipeshë dhe ndjekja e një mënyre jetese të pashëndetshme.

Për të gjitha këto gjëra mund të bëjmë diçka, përveç grupit të gjakut.

Kujdesuni për shëndetin e zemrës!

Parandaloni sa nuk është vonë problemet e zemrës me një Check – Up tek Spitali Continental, i cili kushton vetëm 5000 lekë dhe në të përfshihen:
• Vizitë kardiologu
• EKG
• Eko e zemrës
• Lipidogramë
• Glicemi
Rezervo tani vizitën tënde në numrat e kontaktit :+355 697004000 ose +355 44506666.
Adresa: Rruga “Ali Demi”, tek ish-Poligrafiku, Tiranë.
Për Ju, Për Familjen, Për jetën!
SPITALI CONTINENTAL

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Prediabeti, çfarë duhet të bëjë pacienti? Flet endokrinologia Bariola Duro
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët