Pyet mjekun: Ç’duhet të bëj për dhimbjen e kapakut të syrit?

Përgjigjet Vjona Kurti, mjeke okuliste pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.3 në kryeqytet

Nëse kjo dhimbje është e dukshme sidomos në prekje, dhe shoqërohet me edemë, me shumë mundësi kemi të bëjmë me një kalazion ose siç njihet ndryshe në gjuhën e popullit byc.

Kalazioni është një inflamacion i gjendrave të yndyrës që gjendet poshtë kapakut të syrit dhe shërbejnë për lubrifikim gjatë hapje-mbylljes. Në moment të caktuara ai mund të infektohet duke shkatuar inflamacion.

Kjo kërkon mjekim me antibiotikë, mundësisht të ketë edhe pak kortizon pasi shërben për përthithjen e qelbit dhe qetësimin e shenjave të edemës, dhimbjes dhe skuqjes./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Prediabeti, çfarë duhet të bëjë pacienti? Flet endokrinologia Bariola Duro
Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?