Vezët, multivitaminat natyrale kundër diabetit, humbjes së kujtesës…

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Vezët ofrojnë kaq shumë përfitime shëndetësore sa mund të rekomandohen për gjendje që fillojnë nga diabeti deri tek rënia muskulore dhe e kujtesës, ka zbuluar një studim i ri.

Vezët janë të pasura me proteina, vitamina dhe minerale, prandaj mund të konsiderohen si multivitamina natyrale.

Përveç përmbajtjes në proteina të cilësisë së lartë dhe acideve yndyrore, ka një sërë lëndësh ushqyese, si vitaminat B, D, jod dhe kholine, që nuk gjenden tek ushqimet e tjera.

“Të dhënat e fundit tregojnë se vezët janë një farmaci e vërtet natyrale e vitaminave, mineraleve, acideve yndyrore dhe proteinave, prandaj mund të listohen në grupin e superushqimeve”, thonë dietologia Carrie Ruxton, nga Skocia.

Një vezë përmban 66 kalori dhe rreth 6.4 g proteina.

Konsumimi i vezëve, një ushqim i lartë në proteina dhe i një sërë aminoacidesh – ndikon në hormonet e oreksit dhe ngopjen, duke ndihmuar kështu në rënien në peshë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve