Kujdes! Mos e përdorni uthullën e mollës nëse vuani nga këto probleme shëndetësore

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nëse e përdorni uthullën e mollës me raste dhe në sasi të ulët, shkalla e rrezikshmërisë është shumë e ulët. Por, nëse e përdorni për një kohë të gjatë ose në sasi të mëdha, mund të ketë rreziqe.

Ja çfarë duhet të keni parasysh!

  • Uthulla e mollës ka përmbajtje të lartë të acidit. Përbërësi kryesor i uthullës së mollës është acidi acetik. Siç sugjeron edhe emri, është mjaft i ashpër. Prandaj ajo duhet të hollohet gjithmonë me ujë ose lëngje para se të pijet. Nëse e konsumoni siç është, rrezikoni dëmtim të smaltit të dhëmbëve dhe indeve në fyt dhe gojë.
    Uthulla e mollës mund të shkaktojë djegie të lëkurës nëse bie në konstakt me të.
  • Përdorimi afatgjatë i uthullës së mollës mund të shkaktojë ulje të niveleve të kaliumit dhe të densitetit kockor. Nëse vuani nga osteoporoza ose keni mungesë të kaliumit, konsultohuni më parë me mjekun nëse mund ta përdorni uthullën e mollës.
  •  Teorikisht uthulla e mollës mund të kundërveprojë me diuretikët, laksativët dhe ilaçe për diabetin dhe sëmundjet e zemrës.
  • Nëse vuani nga diabeti, konsultohuni me mjekun para se të përdorni uthullën e mollës. Uthulla e mollës përmban khromium, një përbërës që mund të alternojë nivelet e insulinës.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit