Gjithmonë vonë? Jeni të sëmurë!

Kush vonohet gjithmonë në punë dhe takim, ndoshta nuk duhet të fajësojë veten, pasi bëhet fjalë për një sëmundje të vërtetë. Përfundimi ka dalë nga një studim i kryer nga mjekët e “Ninewells Hospital” në Dandi (SHBA).

vone ne puneEkspertët kanë marrë në analizë problemin e Xhim Dunbarit, një 57-vjeçar që gjatë gjithë jetës së tij është paraqitur me vonesë në punë dhe takime. Studiuesit mendojnë se kjo vjen si pasojë e moskorrektesës, që lidhet me shqetësimet e humorit, si depresioni.

Fenomeni i quajtur vonesë kronike lind në të njëjtat zona të trurit, të cilat preken nga ADHD (mungesa e vëmendjes dhe hiperaktiviteti). Praktikisht, pacientët nuk janë në gjendje të vlerësojnë në mënyrë të saktë kohën që u duhet për të kryer një veprim.

Si pasojë, këta persona nuk arrijnë të jenë të përpiktë, njësoj siç ndodh me shumicën e personave të prekura nga çrregullimet e tipit ADHD.

Sipas studiuesve, kjo lloj sëmundjeje mund të shërohet. Mjafton që personat në fjalë të mësohen të vlerësojnë afatet dhe të organizojnë punët, duke llogaritur kohën me saktësi, përpara se të ndërmarrin veprimet. A.Gjypi

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj