Hysni Dankshi, mjek alternativ
Senna (Sena Alexandria): për shekuj me rradhë kjo bimë është përdorur si laksativ i fuqishëm në rastet me kapsllëk.
Përbërësit: Senoside, aglikone, monoanthraquinone, glikoside, diglikoside, diantrone.
Veprimi: Laksativ, antibakterial, nxjerr krimbat.
Pjesët që përdoren: Përgjithësisht gjethet përdoren në pluhura, çajra dhe tabela. Ato irritojnë traktin
tretës dhe nxisin perstaltikën. Përdorimi i gjatë mund të irritojë zorrëm dhe duhet evituar në rastet me sëmundjen e kolitit ulçerozë. Sena mund të përdoret për probleme me gjakderrdhje të hemorroideve dhe fisurave anale.
Farat: kanë veprim më të butë sesa gjethet.
Gjethet e thara përdoren për të ndihmuar jashtëqitjen në rastet me konstipacion dhe për të ndihmuar tretjen.
Përdorimi:
Tinktura e gjetheve: merren 10 – 13 pika për dozë të marra në mëngjes me ujë.
Çaji i gjetheve: përdoren një gjysmë lugë gjelle me gjethe ose fara në një gotë ijë dhe merret për kapsllëkun. Ky trajtim nuk duhet vazhduar për më shumë se dy javë dhe duhen bërë minimum dy javë ndërprerje para se të fillohet një kurë e dytë./ Shendeti.com.al


