Video / Ashensori jashtë funksionit, pacienti torturohet shkallëve me karrocë

Jemi tek pavioni i neurologjisë në QSUT. Pacienti detyrohet t’i zbresë shkallët me ndihmën e disa njerëzve të tjerë (shumica u gjendën krejt rastësisht pranë tij), duke qenë se nuk funksionon ashensori i spitalit. Pavarësisht se në këtë pavion janë bërë më shumë financime nga Ministria e Shëndetësisë, as ai nuk ka mundur t’i shpëtojë fenomenit “të daljes jashtë funksionit të ashensorit”.

Një lexues ka denoncuar me video tek portali “Jeta osh qef” :

“Përshëndetje joq! Po ju postoj një video te spitali nr. 5 në Tiranë. Jo për të ilustruar shëndetësinë falas, por për të treguar sa solidarë jemi ne shqiptarët me njëri-tjetrin.
Nuk u rregullua njëherë ashensori i shkretë kaq vite, por të paktën kemi njëri-tjetrin”.

Prishja e ashensorit në spitale duket si një problem teknik më pak i rëndësishëm krahasuar me problemet e shumta që mbart sektori i shëndetësisë në Shqipëri, por në fakt është shumë shqetësues për pacientët dhe familjarët e tyre, të cilët detyrohen t’i mbajnë në krah për t’i ngjitur dhe zbritur shkallëve të spitalit, apo në rastin më të keq, ashensori prishet duke i lënë brenda.

Vetëm para disa muajsh ‘Pro Pacientit’ denoncoi një rast ku prishja e ashensorit ishte bërë shkak që pacienti i dializës të përfundojë me thyerje të gjymtyrëve (lexo këtu).

Video është postuar në faqen në Facebook ‘Jeta osh qef’.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën