Pezullohet nga detyra kreu i spitalit në Berat, ministri Beqiri emëron drejtorin e ri

Blertina Koka

Është pezulluar nga detyra drejtori i Spitalit Rajonal të Beratit, Idlir Frashëri. Ministri teknik i Shëndetësisë, Arben Beqiri, ka qenë sot u pranishëm në Spitalin e Beratit, ku ka komunikuar pezullimin nga detyra të z. Frashëri dhe emërimin e drejtorit të ri Arqile Vasili.

Ndaj z. Frashëri është nisur edhe një procedim penal pasi në bashkëpunim me disa punonjës të këtij spitali dhe me një deputet të zonës kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije për ‘Shëndet+’ se drejtori i Spitalit të Fierit është pezulluar nga detyra deri në sqarimin e situatës nga organet ligjzbatuese.

Gjatë takimit të organizuar në spitalin e Fierit, ministri teknik i Shëndetësisë ka theksuar edhe një herë rëndësinë e zbatimit të vendimit për mospërfshirjen e administratës publike në fushatë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën