Blerina Bombaj, dietologe
- 1 vezë
• ½ kg fasule të bardha të ziera
• 1 kupë kuinoa të zier
• 3 hudhra të grira
• 2 lugë të mëdha domate të thara
• ½ lugë të vogël lëng limoni
• ½ kupë borzilok të freskët
• 3 lugë të mëdha miell integral
• 1/3 kupë kackavall të grirë
• pak spec të kuq djegës
• Kripë, pipër
Përgatitja:
- • Rrihni vezën në një tas. I shtoni fasulet dhe i shtypni ato për të bërë formë pureje.
• I shtoni kuinoan, dhe më pas të gjithë përbërësit e tjerë. I përzieni mirë. - Formoni qoftet në madhësine e shfaqur në figurë, duke përdorur pak nga pak miellin dhe nëse nevojitet i shtoni edhe një vezë.
- I piqni në furrë në 180 gradë celcius, duke i kontrolluar me sy sa të marrin një ngjyrë kafe./ Shendeti.com.al


