Blerina Bombaj, dietologe klinike
Vera është stina e “zhveshjes” nga rrobat por edhe nga “dhjami” i tepërt! Gjatë kësaj stidne ju mund t’ia dilni jo vetëm të rrëzoni kilogramë, por edhe të furnizoni trupin me një sërë thesaresh ushqimore të cilat do të jenë rezerva që do të shërbejnë edhe në stinët në vazhdim, ku ngjyrat zbehen dhe zgjedhjet varfërohen.
Rregulla që nuk duhet të harroni
- Kudo që të ndodheni, mos anashkaloni mëngjesin.
- Konsumoni fruta me përmbajtje të lartë uji gjatë ditës.
- Pini 8-10 gota ujë në ditë.
- Evitoni alkoolin gjatë ditës dhe kur të pini pije alkoolike mos harroni t’i shoqëroni me ujë.
- Mos ngarkoni pjatat me proteina shtazore si mishi, djathi, veza dhe me yndyrë të tepruar.
- Evitoni të skuqurat dhe preferoni ushqime që nuk kanë nevoje për shumë gatim.
- Në ditët e nxehta mos planifikoni lëvizje pas vaktit të ushqimit dhe evitoni alkoolin.
- Evitoni ushqimet pikante në kohë të nxehtë.
- Pijet shumë të ftohta dhe shumë të nxehta nuk janë të preferueshme në kohë të nxehtë
- Nëse kërkoni të rrezoni peshë, përpiquni të vendosni në çdo vakt zarzavate dhe proteina pa yndyre si gjiza, fasulet, peshku dhe arrat dhe zbatoni regjimin e te ngrënit çdo 3 orë duke nisur me mëngjesin.
Shembull menu- vere 1400 kalori
Mëngjes
- Një tas me kastravecë të prerë në fije të gjata, 40 gr gjizë dhe 1 lugë të vogël vaj ulliri
- 1 fetë bukë të zezë ose 1 misër të zier
- 1 lëng thanash ose ½ kupë thana ose rrush
Paradite
- 2 kumbulla vishnje
- 1 lugë të madhe fara luledielli
- 1 çaj jeshil me limon (të bërë me bustinë dhe të ftohur me akuj)
Drekë
- Sallatë greke (domate, kastravecë, speca, ullinj, borzilok dhe 30gr djathë dhie + 2 lugë të vogla vaj ulliri).
- 120gr sardele ose barbun ose levrek ose karkaleca ose fileto pule (të pjekur në furrë me pak vaj ulliri, lëng limoni dhe erëza të freskëta) me salcë erëzash të freskëta.
Pasdreke
- 1 lëng domateje (domate, kastravec, selino)
- 1 kupë kos me 3-4 luleshtrydhe ose boronica (këtë zgjedhje mund ta zëvendësoni me 1 akullore 1 herë në javë).
Darkë
- Sallatë me gjethe jeshile (sallatë jeshile, rukola, radhiqe) me salcë të përgatitur me erëza, fruta, vaj ulliri dhe lëng limoni, ose brokoli me karota të ziera lehtë ose speca të kuq dhe jeshil të pjekur, dhe disa feta kungulli të pjekura me salcë me erëza.
- 60gr oktapod të zgarës ose peshk ton.
- 1 kupë fasule të kuqe ose laroshe ose qiqra, majdanoz, spec të kuq, salcë domatesh, qepë të njoma dhe pak vaj ulliri.
Para gjumit
Tarator me 1 kupë kos + qumësht, pak copëza avokado, kastravec, hudhër, kopër dhe 1 lugë të vogël vaj ulliri.
Shënim: kjo dietë është shembull orientues për një ushqyerje të shëndetshme për të rënë në peshë, por nuk përbën mjet terapeutik të personalizuar./ Shendeti.com.al


