Lind qengji ‘gjysmë-njeri’, fshatarët të frikësuar: E ka dërguar djalli

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Fshatarët në një provincë në Afrikën Jugore i ka kapur paniku pasi një dele ka lindur një krijesë të çuditshme që, sipas tyre, është “gjysmë njeri dhe gjysmë kafshë” dhe është “dërguar nga djalli”.

Është përhapur aq shumë panik mes tyre, sa Departamenti Zhvillimit Rural në këtë provincë ka dërguar ekspertët për t’i kryer testet pasi fotot e tij janë shpërndarë në të gjithë fshatin (dhe tanimë në të gjithë botën me anë të internetit)

Drejtori i Shërbimeve të Veterinarisë, dr. Lubabalo Mrwebi, konfirmon që fotot janë reale, megjithatë ai thotë se krijesa në pamje të re të kujton formën e njeriut por që në fakt është thjesht një dele e deformuar.

“Nuk është njeri, por një qengj i deformuar që pa lindur, pasi është infektuar nga ethet e “Rift Valley” që në fazat e para të shtatzënisë.

“Duhet të theksohet se qengji ka 28 çifte kromozomesh, ndërsa njeriu ka 23 çifte, prandaj bie poshtë miti që bashkimi i vezës së deles me spermën e një njeriu mund të çojë në zhvillimin e një krijese të shëndetshme.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?