Pyet farmacistin: Për sa kohë mund ta përdor kremin kundra diellit pasi është hapur?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Disa kremra kundra diellit kanë datë skadence, ndërsa të tjera kanë një simbol ku tregohet sa muaj mund të përdoret pasi është hapur, shpjegon farmacistja Colin Dougall.

Nëse produkti nuk ka asnjërën nga këto, ekspertët sugjerojnë që kremi të mbahet për 2-3 vjet nëse është ruajtur siç duhet, në një ambient të ftohtë dhe të thatë. Pas datës së skadencës – ose nëse është ruajtur në makinë gjatë muajve përvëlues të verës – kremi fillon të skadojë dhe nuk ju mbron më aq mirë nga dielli, kështu që është më mirë ta hidhni dhe të blini një të ri.

Por, nëse e aplikoni kremin kundra diellit rregullisht – duhet ri-aplikuar atë disa herë në ditë dhe pas larjes në pishinë apo det, edhe nëse kremi është rezistent kundra ujit – gjithsesi nuk do të mbetet më krem pasi të përfundojnë pushimet.

 Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare