3 rregulla kryesore që duhen ndjekur për të ulur rrezikun e kancerit me 86%

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Konsumimi më shumë i frutave dhe perimeve, dhe më pak pije të gazuara, janë aspektet më të rëndësishme të dietës mesdhetare, ka zbuluar një studim i ri. Në mënyrë individuale, çdo ndryshim dietik ul rrezikun e zhvillimit të polipeve pre-kanceroze kolorektale me më shumë se 30%, thonë hulumtuesit shkencorë.

Duke bërë të tria këto zgjedhje të shëndetshme ulet rreziku i zhvillimit të kancerit me 86%, shtojnë ata.

Rezultat zbulojnë më tej se duke ngrënë 2-3 ushqime tipike të dietës mesdhetare,  si zgjedhja e vajit të ullirit në vend të gjalpit – përgjysmohet rreziku i zhvillimit të këtyre polipeve.

Kanceri kolorektal lidhet me  një dietë të ulët në fibra dhe sasi të mëdha të mishit të kuq, alkoolit dhe ushqime me shumë kalori.

Hulumtuesit shkencorë nga  Qendra Mjekësore Tel-Aviv analizuan të dhënat e nxjerra nga anketat e plotësuara nga rreth 800 njerëz të moshës 40-70 vjeç në lidhje me mënyrën e ushqyerjes. Këta persona i ishin nënshtruar kolonoskopsë, megjithatë nuk kishin një rrezik të lartë për kancerin kolorektal ose të zorrës së trashë.

Dita mesdhetare përfshin konsumimin e ushqimeve si frutat, perimet, thjerrëzat, frutat e thata dhe farat, drithërat, peshkun dhe mishin, si dhe yndyra të pangopura, si vaji i ullirit. Dieta përfshin gjithashtu konsumimin  në mënyrë të moderuar të mishit të kuq, alkoolit dhe ushqimeve me shumë kalori.

Rezultatet treguan se personat, analizat e të cilëve shfaqën polipe, raportuan se kishin konsumuar më pak përbërës të dietës mesdhetare, Edhe ngrënia e 2-3 ushqimeve tipike të kësaj diete përgjysmon  rrezikun e zhvillimit të polipeve, krahasuar me rastin kur nuk konsumohet asnjë prej tyre, Studimi është prezantuar në Kongresin Botëror ESMO të 19-të për Kancerin Gastrointestinal.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave