Një insekt i rrallë tremb pushuesit, kërkohet ndihma e ekspertëve të huaj

Riselma Telo

Kohët e fundit po kthehet në makth për pushuesit në zonat bregdetare një lloj insekti i quajtur simulid, që fillimisht u deklarua se ishte një lloj i ri mushkonje. Por, në ndryshim nga mushkonjat, që zhvillohen në ujërat e ndenjura, ky lloj insekti rritet në ujërat e rrjedhshme. Këto lloje insektesh ushqehen zakonisht nga gjaku i gjitarëve, përfshirë edhe atë të njeriut. Simulidet janë shumë të vogla, të zeza ose gri dhe zakonisht fluturojnë në tufë. Mund të mos i dallosh me sy të lirë, por ndjen vetëm kur të pickojnë dhe shkaktojnë kruajtje.

Përveçse janë shumë të bezdisshme, në varësi të njerëzve që pickojnë, këto insekte shkaktojnë edhe reaksione alergjike, ku kryesisht tek fëmijët dhe gratë shtatzëna, reaksionet mund të zgjasin deri në 3 javë. Reaksioni alergjik i shkaktuar nga pickimi i simulidit nuk shfaqet në moment, por një ditë më pas.

Megjithatë, entemologia Enkelejda Dikolli, punonjëse pranë Institutit të Shëndetit Publik, sqaron për gazetën “Shëndet+” se kjo situatë nuk ka vend për panik. Sipas saj, ky është një insekt që ekziston edhe në shtete të tjera, ndërsa në Shqipëri është hasur kryesisht në zonat bregdetare si: Shirok, Lezhë, Orikum, Divjakë, Butrint etj.

Gazeta ‘Shëndet+’ mëson se duke pasur një mungesë ekspertize në vendin tonë, është kërkuar ndihma e një eksperteje të huaj, e cila po merret me vëzhgimin dhe ekzaminimin e këtij lloj insekti./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave