A mund të jetë pagjumësia shenjë paralajmëruese për ndonjë problem shëndetësor?

Përgjigjet Arjana Rreli, mjeke psikiatre në Qëndrën Komunitare të Shëndetit Mendor Nr.3

Po, ndonjëherë pagjumësia mund të jetë shenjë paralajmëruese për sëmundje që kanë lidhje me shëndetin mendor. Nqs një person vjen dhe ankon pagjumësinë por nuk është kjo e vetmja ankesë e tij, atëherë detyra e mjekut psikiatër është të zbuloj se çfarë fshihet pas këtij çrregullimi. Shpesh herë çrregullimet e gjumit mund të jenë sinjal alarmi për fillimin e një gjendje anksioze, paralajmëruese të ndonjë çrregullimi madhor të humorit siç është gjendja manjakale, apo çrregullim depresiv, duke vazhduar më tej me sëmundje të rënda të cilat pagjumësia i shoqëron gjithmonë kur flitet për çrregullime të mendimit, çrregullime psikotike, skizofreninë etj./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës