Spitali i Beratit pa ujë prej ditësh, pacientët: Rrezikojmë të marrim ndonjë infeksion

Riselma Telo

Spitali Rajonal i Beratit prej disa ditësh vuan mungesën e ujit të rrjedhshëm. Ky shqetësim është ngritur nga vetë pacientët e këtij spitalit, të cilët kanë denoncuar tek Gazeta Shëndeti me foto dhe video gjendjen skandaloze të kushteve higjieno-sanitare, sidomos në tualete, duke rrezikuar përhapjen e infeksioneve.

“Në spitalin e Beratit prej disa ditësh nuk ka ujë të rrjedhshëm. Rrezikojmë të marrim ndonjë infeksion. Nuk kemi ku të shkojmë për nevoja personale sepse tualetet janë gjatë gjithë ditës tejet të ndotura. Kemi ngelë duke shkuar në lokalet që ndodhen afër spitalit”, shkruan një paciente tek Gazeta Shendeti.

“Problemi nuk qëndron vetëm këtu. Duke mos pasur ujë, sanitaret detyrohen t’u shkojnë të gjitha dhomave dhe korridorit vetëm me një leckë, pa e larë mirë. Vjen një erë e rëndë sa edhe në dhomë nuk mund të qëndrojmë dot”, shton ajo.

Spitali i Beratit nuk është i vetmi që vuan këtë problem. Vetëm para pak ditësh, në një denoncim të mbërritur tek “ProPacientit” ngrihej problemi i mungesës së ujit tek Spitali Rajonal i Elbasanit.

“Në spitalin e Elbasanit që prej mëngjesit jemi pa ujë. Na plasi vapa, e ujë nuk ka. Materniteti është pa ujë, kirurgjia pa ujë, shërbimi i sëmundjeve infektive gjithashtu është pa ujë”, shkruhet në denoncimin e mbërritur në redaksi.

*Për shkak të pamjeve jo të përshtatshme, preferuam që shumë foto të tjera dhe videon mos ta publikojmë.

Postime të ngjashme

Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën