Përshtati në shqip: Blertina Koka
Keni ngrënë një dietë të balancuar, keni fjetur mjaftueshëm, djersitni disa herë në javë dhe vendosni krem kundra diellit kur dilni jashtë. Po bëni zgjedhje të shëndetshme në thuajse çdo aspekt të jetës, por mund të jeni duke neglizhuar një aspekt shumë të rëndësishëm që rrit rrezikun për tension të lartë të gjakut dhe diabet. Sipas një studimi nga Shkolla e Shëndetit Publik e Harvardit, 1 miliard njerëz në të gjithë botën kanë mungesë të vitaminës D.
Sa vitaminë D duhet të marrim në ditë?
- Bebet deri 1 vjeç: 400IU (ose 10mikrogramë)/ditë
- Nga 1 deri ne 70 vjeç: 600IU ose 15mikorgramë/ditë
Nivelet e vitaminës D në organizëm
- Mungesë: <12ng/ml (mund të çojë në rakitizëm tek fëmijët e vegjël dhe në zbutje të kockave tek të rriturit)
- Pamjaftueshmëri: >12 – 19ng/ml (e pamjaftueshme për mirëmbajtjen e kockave dhe shëndetin në përgjithësi)
- E mjaftueshme: >20 – 49ng/ml (e mjaftueshme për mirëmbajtjen e kockave dhe shëndetin në përgjithësi)
- Ndoshta e dëmshme: >70ng/ml
Këto janë 5 shenjat që paralajmërojnë për mungesë të vitaminës D.
Shfletoni galerinë



