Pyet mjekun: A mund të jetë pagjumësia shenjë paralajmëruese për ndonjë problem shëndetësor?

Për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+, dr. Arjana Rreli, mjeke psikiatre pranë Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor nr.3

Po, ndonjëherë pagjumësia mund të jetë shenjë paralajmëruese për sëmundje që kanë lidhje me shëndetin mendor. Nëse një person vjen dhe ankon pagjumësinë, por nuk është kjo e vetmja ankesë e tij, atëherë detyra e mjekut psikiatër është të zbulojë se çfarë fshihet pas këtij çrregullimi.

Shpeshherë çrregullimet e gjumit mund të jenë sinjal alarmi për fillimin e një gjendje anksioze, paralajmëruese të ndonjë çrregullimi madhor të humorit siç është gjendja maniakale, apo çrregullim depresiv, duke vazhduar më tej me sëmundje të rënda të cilat pagjumësia i shoqëron gjithmonë kur flitet për çrregullime të mendimit, çrregullime psikotike, skizofreninë etj.

A i vlerësojnë pacientët sa duhet çrregullimet e pagjumësisë?

Në fakt, ankesa për pagjumësinë, unë do të thoja që vjen në vendin e parë përsa i përket ankesave që bëhen pa komplekse në shëndetin mendor. Pacientët kanë më tepër barriera të vijnë dhe të tregojnë për gjendjen emocionale, për ankthet, për ndryshimet e humorit etj, sesa të trokasin në derë për të treguar që nuk bëjnë një gjumë të mirë.

Për ne kjo është një gjë shumë e mirë, sepse nëpërmjet pagjumësisë ne mund të zbulojmë edhe problematika të tjera për të cilat personi ka shumë më tepër vështirësi për t’i treguar. Pra, duke qenë se është një ankesë që nuk ka problem të shfaqet, bën statistikisht të zë një vend goxha të konsiderueshëm në tabelën e ankesave që kanë më tepër prurje në shëndetin mendor.

 

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës