Trajtimi i kancerit kolorektal dhe mënyrat e parandalimit

Tri janë shtyllat ku bazohet protokolli i trajtimit të kancerit kolorektal.
Trajtimi kirurgjikal + Kemioterapi + Radioterapi.
Kirurgjia: Për tumoret e lokalizuara aplikohet operacioni kirurgjikal, i cili bën heqje kirurgjikale komplet të tumorit në kufij të pastër për të arritur shërimin e pacientit. Kjo realizohet me laparatomi ose laparaskopi. Nëse ka metastaza të lokalizuara në mëlçi apo në mushkëri ato mund të hiqen.
Kemioterapia mund të përdoret para operacionit sidomos në kancerin e rektumit, por aplikohet dhe pas operacionit kirurgjikal si terapi ndihmëse. Nëse tumori ka metastaza gjerësisht, atëherë terapia është paliative.
Radioterapia kombinimi i kemioterapisë dhe radioterapisë kryesisht aplikohet për kancerin e rektumit. Ashtu si kemioterapia, radioterapia përdoret si terapi preoperatore në stade të caktuara të kancerit rektal. Për shkak të sensitivitetit që kanë zorrët ndaj radiacionit, përdorimi i saj nuk është rutinë në trajtimin e kancerit të kolonit.

Masat parandaluese
Disa kancer të zorrës së trashë mund të parandalohen nëse rritet mbikëqyrja dhe zakonet e jetesës.
Rekomandimet për ndryshimin e mënyrës së ushqyerjes konsistojnë në konsumimin e dri­thërave, perimeve, frutave dhe reduktimin e mishit të kuq. Aktiviteti fizik ndikon relativisht më pak.
Marrja e aspirinës dhe Onsenal ( ilaç që futet në grupin e anti-inflamatorëve josteroide dhe ul incidencën e polipeve kolorektale). Marrja e Vitaminës D, është e shoqëruar me incidencë të ulur të kancerit kolorektal.
Kontrolli me ekzaminime të zorrës
Me tepër se 80% e kancerit të zorrës vjen nga polipet adenomatoze, të cilat identifikohen nga kolonoskopia dhe nëse ato kapen 2-3 vjet para se të shfaqet kanceri simptomatik, vdekjet nga tumori ulen deri në 60%.
Kolonoskopia, sigmoidoskopia fleksibile, feçe gjak okult ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të polipeve.
Nga mosha 50-75 vjeç rekomandohet të bëhet çdo dy vjet feçe gjak okult, sigmoidoskopi çdo 5 vjet, kolonoskopi çdo 10 vjet. Në rastet me rrezik të lartë, ekzaminimi duhet të fillojë pas moshës 40 vjeç. Pas moshës 75 vjeç kontrollet rekomandohen në varësi të situatave problematike që mund të paraqiten./Q.S

Postime të ngjashme

Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej