Njihuni me yndyrnat e shëndetshme për të cilat ka nevojë organizmi!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

Studimet  kanë treguar se duhet të konsumojmë një sasi të caktuar yndyrnash në ditë për të qënë të shëndetshëm. Yndyrnat nuk duhet të përjashtohen dhe dietat pa yndyrna nuk janë të përshtatshme për askënd. Megjithatë është e rëndësishme të zgjidhni llojet e duhura të yndyrnave. Yndyrnat e ngopura ndryshe “yndyrnat e këqija” mund të kenë efekte dëmtuese në shëndetin tuaj, ndërsa yndyrnat e pangopura të njohura si “yndyrnat e mira” mund të jenë të dobishme për shëndetin.

Nëse doni të kontrolloni peshën tuaj dhe në të njëjtën kohë të jetoni shëndetshëm, pa frikë mund të konsumoni këto ushqime dhe pse janë të etiketuar si të yndyrshme.

Arrat, e verdha vezës, avokado, djathi kaçkavall, vaji i kokosit, salmoni, biftek.

Ushqyes  të dobishëm si vitaminat, antioksidantët si dhe acidet yndyrore thelbësore omega-6 dhe omega-3. Rekomandohet zëvedësimi i yndyrnave të ngopura dhe transitore me vajrat e pangopur . Zhyteni bukën në vaj ulliri në vend që ta lyeni me gjalp, përdorni vajra bimore ose margarië  në vend te gjalpit në gatime dhe ëmbelsira.

Burimi: healthyfood/shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës