Linjat interurbane, rrezik për jetën e pasagjerëve.

Riselma Telo

Automjetet publike që kryejnë linjat interurbane shihen  cdo ditë të ndalojnë vënd e pa vënd ne akse të ndryshme rrugore,  sidomos ne segmentin  Plepa – Golem.  Në redaksinë tonë kanë arritur disa foto ku duken hapur shkeljet e bëra nga ana e këtyre mjeteve duke vënë në rrezik jetën e pasagjerëve dhe të personave që ndodhen në mjetet pas tyre. Ndonëse është e shkruar e zeza mbi të bardhë për rregullat e qarkullimit rrugor, ne jemi mësuar të shohim shpesh pakujdesi dhe shkelje të kësaj natyre.

Edhe pse këto pakujdesi venë në rrezik jetën e cilit do prej nesh, askush nuk ka marrë masa përkatëse. Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë, përcakton saktë në nenin 2 se : Është e ndaluar në autostrada dhe në rrugë interurbane kryesore të ndalojnë automjete për marrjen e pasagjerëve. Këto automjete duhet të qëndrojnë në zona të caktuara  të cilat janë parashikuar, me hyrje e dalje, të paisura përkatësisht me korsi ngandalësimi dhe shpejtësie.

Për aq kohë sa të tilla pakujdesi  që janë burim aksidentesh të lejohen nga ana e autoriteteve përkatëse , ky aks do të ngelet një ndër akset më të rrezikshëm për këto dhe të tjera problematika./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë