Urinimi i shpeshtë, kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Lini një takim me mjekun nëse po urinoni më shpesh se zakonisht dhe nëse:

  • Nuk ka ndonjë shkak të dukshëm, si konsumimi i tepërt i lëngjeve, alkoolit ose kafeinës
  • Problemi ju ndërpret gjumin ose aktivitete të përditshme
  • Keni probleme të tjera urinare ose simptoma shqetësuese

Mos humbisni: Shkaqet e urinimit të shpeshtë (nga diabeti deri tek kanceri)

Kontaktoni mjekun sa më shpejt të jetë e mundur nëse urinoni shpesh si dhe keni edhe një nga këto shenja ose simptoma

  • Gjak në urinë
  • Urinë në ngjyrë të errët ose kafe e errët
  • Dhimbje gjatë urinimit
  • Dhimbje në njëjtën anë ose poshtë pjesës abdominale
  • Vështirësi gjatë urinimit ose në boshatisjen plotësisht të fshikëzës
  • Nevojë urgjente për të urinuar
  • Humbje të kontrollit të fshikës së urinës
  • Ethe dhe temperaturë
  • Çrregullimet e traktit urinar mund të shkaktojnë shenjat ose simptomat e mësipërme, ashtu si edhe sëmundje të rënda ose gjendje të tjera shëndetësore.
  • Kërkoni ndihmë mjekësore për të zbuluar çfarë e shkakton urinimin e shpeshtë dhe si ta trajtoni.

Burimi: Mayo Clinic/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët 
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
A infektohet gjaku?
5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese