Shkaqet e urinimit të shpeshtë (nga diabeti deri tek kanceri)

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ju duhet të shkoni gjatë gjithë kohës në tualet? Teknikisht emri për problemin tuaj është urinim i shpeshtë. Tek shumica  njerëzve fshikëza e urinës është në gjendje që të ruajë urinën deri në momentin që ju shkoni në tualet, zakonisht 4 deri në 8 herë në ditë. Nëse shkoni në tualet më shumë se 8 herë në ditë, ose zgjoheni gjatë natës për të urinuar, mund të tregojë se keni pirë më shumë seç duhet ose shumë afër kohës së fjetjes. Ose mund të sinjalizojë për ndonjë problem shëndetësor.

Shkaktarët

Urinimi i shpeshtë mund të shkaktohet nga sëmundjet që prekin traktin urinar, i cili përfshin veshkat, tubat që lidhin këto organe me fshikëzën e urinës (uretër), fshikëza e urinës dhe kanali nëpërmjet të cilit del jashtë trupit urina (uretra).

Faktorë të ndryshëm mund të lidhen me urinimin e shpeshtë, si:

  • Infeksioni, sëmundja ose irritimi i fshikëzës së urinës
  • Gjendje që rrisin prodhimin e urinës
  • Ndryshimet në muskujt, nervat ose inde të tjera që prekin funksionin e fshikës së urinës
  • Trajtime të caktuara për kancerin
  • Ilaçe ose pije që rrisin prodhimin e urinës

Në varësi se çfarë e shkakton urinimin e shpeshtë, ju mund të përjetoni probleme të tjera urinare, si

  • Dhimbje ose parehati gjatë urinimit
  • Nevojë urgjente për të urinuar
  • Vështirësi në urinim
  • Humbje të kontrollit të fshikës së urinës
  • Një ngjyrë të pazakontë të urinës

Sëmundje të caktuara, gjendje ose faktorë të tjerë që mund të çojnë në urinim të shpeshtë janë:

  • Shkarje të mëparshme të organit (prolaps)
  • Ankthi
  • Hiperplazia prostatike beninje
  • Gurët në fshikën e urinës
  • Ndryshime në funksionimin e veshkave
  • Diabeti insipidues
  • Diuretikët
  • Konsumimi i tepërt i lëngjeve të ndryshme, alkoolit ose kafeinës
  • Cistitet intersticial
  • Infeksion në veshka
  • Fshikës tepër aktive
  • Shtatznia
  • Prostata
  • Trajtimet me rreze që prekin legenin ose pjesën e poshtme abdominale
  • Diabeti i tipit 1
  • Diabeti i tipit 2
  • Shtrëngimi uretral
  • Inkotinenca e urinës ose humbja e kontrollit të vezikës për të mbajtur urinën
  • Gurët në veshka
  • Inflamacioni i vaginës

Urinimi i shpeshtë, kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Burimi: Mayo Clinic / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët 
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
A infektohet gjaku?
5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese