Ndahet nga jeta aktori Sotiraq Çili

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori korçar, Sotiraq Çili.

Aktori i njohur ka luajtur role të ndryshme në teatër, por kontributin e tij më të dukshëm e ka në kinematografi, ku është aktivizuar në rreth 15 filma, ndër të cilët: “Prita”, “Montatorja”, “Një udhëtim i vështirë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Gjeneral Gramafoni”, “Pas Gjurmëve”, “Vjeshte e nxehtë e 41-shit”, “Kush është vrasësi”, “Rikonstruksioni”, “Kronike e një nate”, etj.

Loja e tij, përgjithësisht është e thjeshtë, me një natyrshmëri që synon të zbulojë sjelljet organike të personazheve, ndonëse në momente turbullirash e mërish gjasat janë për më shumë dramacitet.

Filmi i parë ku ai mori pjesë ishte “Flamur me dallgë” në vitin 1970. Sotiraq Çili u lind në Korçë, më 15 mars te vitit 1942.

Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për aktor në Tiranë dhe për shumë vite ka qenë aktor i teatrit “A.Z. Çajupi” te Korçës./ ata.gov.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?