”Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, prezantohen 37 projekt-propozime

 

Elona Tereziu

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KhSh),  në konsorcium me Shoqatën Together For Life,  Komitetin Norvegjez të Helsinkit, Komitetin Serb të Helsinkit dhe Komitetin Holandez të Helsinkit, organizuan sot një sesion dëgjimor për thirrje për projekt propozime në kuadër të projektit ”Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili mbështet financiarisht nga Komisioni Europian.

Në këtë aktivitet,  37 organizatat pjesëmarrëse të cilat kaluan fazën e parë të vlerësimit, (nga 61 aplikantë), prezantuan para një komisioni jurie ( me përfaqësues nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Komiteti Serb i Helsinkit dhe Komiteti Norvegjez i Helsinkit) projekt idetë e tyre të cilat u pasuan nga pyetje të shumta mes anëtarëve të jurisë për mënyrën se si do të implementohen në terren.

Fokusi kryesor i temave që u prezantuan ishin: ekstremizmi islamik, ngacmimi dhe diskriminimi racial, gjuha e urrejtjes ndaj grupeve të margjinalizuara (LGBT, Romët, egjiptjanët),  dhuna kinbernetike,  promovimi dhe nxitja e tolerancës fetare etj.

Nga ky projekt mësohet se do të ketë rreth 20 fitues, ndërkohë që rezultatet pritet të bëhen publike në fillim të javës së ardhshme./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij