Kundër arterieve të bllokuara, bëjnë punë këto ilaçe natyrale!

Është provuar shkencërisht se arterioskleroza është një nga shkaqet kryesore të  vdekjes.

Ajo shkaktohet nga ngurtësimi i mureve të arterieve. Pak nga pak zgavra e arterieve zvogëlohet, kështu që sasia e gjakut që e përshkron atë, pakësohet. Në këto rrethana indet kanë nevojë për oksigjen dhe lëndë ushqyese. Nëse arterioskleroza prek enët që ushqejnë zemrën ose trurin, pasojat janë shumë të rënda dhe mund të çojnë deri në vdekje.

Ushqimi i pasur me yndyra, teprimet me kafe dhe alkool, pirja e duhanit, qëndrimi ulur, sëmundja e sheqerit dhe tensioni i gjakut, janë disa nga shkaqet kryesore të shfaqjes së arteriosklerozës.

Për fat të mirë, ka disa mënyra për të parandaluar këtë problem kompleks:

Vitamina B:

Rritja e konsumit të vitaminës B-kompleks, mund t’ju ndihmojë për parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Gazeta “Arterioskleroza” publikoi një studim në vitin 2005, ku u provua se marrja e 2.5 mg acid folik , 25 mg vitamina B6 dhe 0.5 mg vitamina B12 për 1 vit, mund të minimizojë bllokimin e arterieve. Rekomandohet të merrni vitamina B nga burimet natyrore, sigurohuni të shmangni versionet sintetike ose gjysmë-sintetike.

Hudhra:

Hudhra mund të sigurojë shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë edhe uljen e kolesterolit.

Shega:

Ky frut ka aftësinë për të eliminuar bllokimin arterial. Shega mund të përdoret si një terapi efektive për luftimin e kolesterolit të lartë në gjak.

L-argininë:

L-arginine është një amino acid i cili ka aftësinë për të parandaluar bllokimin arterial. Sipas më shumë se 30 studimeve, ky amino acid mund të sigurojë 150 përfitime shëndetësore, duke përfshirë edhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Shafran i Indisë:

Kompleksi aktiv në shafranin e Indisë, ka veti të fuqishme në luftimin e bllokimit arterial, gjë e provuar nga studime të shumta. Rekomandohet të konsumohet i kombinuar me ushqime të ndryshme./shenderti.com.al

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët