Mungesa që u kushton shtrenjtë hemofilikëve. Sërish pa faktor

Është e trishtueshme dhe domethënëse përsëritja çdo dy muaj e lajmit se pacientët me hemofili nuk marrin faktor. Duket se nuk është marrë asnjë masë për zgjidhjen një herë e mirë të kësaj situate.

“Isha në QSUT sot, mora dy copë faktor se nuk kishte. Doktori mezi mi dha dhe ato të dyja. Duhet të jesh i këputur fare që të marrësh ilaç. Nëse me kap sëmundja në shtëpi, nuk kam mundësi të vij. Kur bëhem më mirë që kam mundësi të vij, thonë “dukesh mirë” nuk ke nevojë. Se kuptoj se ca bëhet”, shprehet një pacient me hemofili.

Hemofilia është një çrregullim i koagulimit (mpiksjes) të gjakut, i cili bën që personat që vuajnë nga ky çrregullim të kenë një mosfunksionim të procesit të koagulimit, e për rrjedhojë të kenë episode hemorragjike spontane të herëpashershme. Hemofilikët pësojnë episode të hemorragjive spontane në artikulacione, muskuj apo pjesë të tjera të trupit. Hemofilia është një çrregullim i lindur, i cili shoqëron një individ të prekur gjatë gjithë jetës; prandaj të jetosh me të nuk është e lehtë.

Mënyra e vetme e trajtimit të hemofilisë është nëpërmjet zëvendësimit të faktorëve të koagulimit. Kjo bëhet nëpërmjet dhënies intravenoze të herëpashershme dhe në mënyrë periodike të faktorit që mungon. Në këtë mënyrë mund të parandalohen episodet e hemorragjive spontane dhe periodike, të cilat nëse nuk trajtohen çojnë në komplikacione, si ankilozat./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën