Vajzës time i janë shfaqur disa njolla të kuqe në duar, ç’të bëj?

Përshëndetje! Vajza ime është 2 vjeç dhe i janë shfaqur disa njolla/puçrra të kuqe në dorë. Ju lutem, a mund të më thoni si mjekohet kjo virozë?

Përgjigjet Alma Hoxha, mjeke infeksioniste në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3, Tiranë.

Për të vendosur mjekimin, së pari duhet të dimë diagnozën e saktë. Nuk mund të dalim në konkluzion thjesht duke parë një foto, pasi fotoja e humbet efektin, aq më tepër në rastin konkret. Mund të jetë një postul një makul, një eritemë, alergji, sindroma këmbë-duar, ekzemë etj. Është shumë e rëndësishme gjithashtu që mjeku të dijë si i janë shfaqur, ka patur temperaturë ose jo, i ka vetëm në duar, në këmbë, gojë, apo të gjithë trupin. Janë me ujë ose jo. Për të vendosur një diagnozë të qartë, pacienti duhet të drejtohet patjetër tek një mjek infeksionist ose dermatolog./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj