Fjala e vetme që NUK duhet t’ia thoni asnjëherë fëmijës

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Fëmijët të cilët lavdërohen për inteligjencën janë më të predispozuar që të kopjojnë në provime, ka zbuluar një studim i ri. Studimi, i publikuar tek revista Psychological Science, është bazuar tek kërkimi i cituar gjerësisht i  profesoreshës Carol Dweck, në Universitetin e Stanford, e cila ka kaluar më shumë se 40 vjet duke hulumtuar mbi “zhvillimin e aftësisë mendore”. Ky studim vërteton se fëmijët të cilët vlerësohen më shumë për përpjekjet e tyre sesa për aftësitë, kanë më shumë shans për sukses në jetë, duke qenë se janë më të motivuar. Nëse fëmijët mendojnë se inteligjenca  e tyre mund të zhvillohet, ata janë më gati për t’u përballur me sfidat e jetës.

Për shembull, Dweck sugjeron t’i perifrazoni me kujdes kritikat, të tilla si “në biologji nuk je akoma aq mirë sa në lëndët e tjera”,  sesa t’i thoni “biologjia është lënda ku jeni më keq”.

Mënyra se si e lavdëroni apo kritikoni fëmijën ndikon tek ai/ajo që në moshën 3 vjeç, pasi që aty fëmijët fillojnë të shfaqin shenja të pandershmërisë nëse lavdërohen për arritjet e tyre.

“Është e natyrshme t’i thuash fëmijës sa i zgjuar është”, shpjegon bashkautori i studimit Gail Heyman.

“Edhe nëse prindërit apo edukatorët e dinë se një gjë  e tillë ndikon negativisht në motivimin e fëmijës, vazhdojnë ta bëjnë. Ajo çka studimi ynë tregon është se ndikimi negativ shkon përtej motivimit. Kjo e bën fëmijën më të gatshëm që të kopjojë që të dalë sa më mirë.

Fëmijëve që u thuhet se janë të zgjuar, janë më në tension që të dalin mirë, prandaj edhe kopjojnë”, shton ai.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit