Alarmi i OBSH: Bota po mbetet pa antibiotikë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kanë mbetur shumë pak antibiotikë për të trajtuar krizën globale të rezistencës së ilaçeve, përgjegjëse për shtimin e infeksioneve thuajse të patrajtueshme në të gjithë botën, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Nga sëmundjet alarmuese që po përhapen është edhe turbekulozi, rezistent ndaj shumë ilaçeve, që kërkon trajtime të cilat zgjasin mes 9-20 muajve. Ndodhin rreth 250 mijë vdekje në vit si pasojë e rezistencës së turbekulozit ndaj ilaçeve dhe vetëm 52% e pacientëve në të gjithë botën arrijnë të trajtohen me sukses. Pavarësisht kësaj, në 70 vite janë nxjerrë në treg vetëm 2 ilaçe për këtë sëmundje.

Para pak muajsh Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi  një listë me bakteret rezistente ndaj antibiotikëve, që janë ndër më të rrezikshmit për shëndetin e njeriut.

Në krye të listës ishin bakteret më të rrezikshme, si E. coli, që mund të shkaktojnë infeksione tek qarkullimi i gjakut dhe pneumoni tek pacientët.

Infeksionet spitalore si C. difficile  dhe MRSA (bakteri Staphylococcus aureus rezistent ndaj meticilinës) janë gjithashtu shqetësuese. Ata janë sidomos të rrezikshëm për pacientët e sëmurë të cilët kanë sistem të dobët imunitar.

“Rezistenca kundër baktereve është një emergjencë shëndetësore globale që rrezikon seriozisht progresin në mjekësinë moderne”, thotë dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.

“Duhet që të bëhen urgjent më shumë investime në hulumtimin dhe zhvillimin për infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve, përfshirë edhe turbekulozin, përndryshe rrezikojmë të rikthehemi në kohërat kur njerëzit i frikësoheshin edhe infeksioneve më të zakonshme dhe rrezikonin jetën edhe nga operacione shumë të lehta”.

Burimi: The Guardian / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur