Përshtati në shqip: Blertina Koka
Sëmundje jo ngjitëse si kanceri, diabeti dhe sëmundjet zemrës janë aktualisht shkaktarët kryesorë të vdekjeve të parakohshme në të gjithë botën, ku vrasin mbi 36 milionë njerëz çdo vit. Një përqindje e lartë e këtyre gjendjeve janë të vetë-shkaktuar, që do të thotë se shkaktohen nga vetë personi i cili zgjedh të bëjë një mënyrë jetese të pashëndetshme, të ushqehet jo mirë, të abuzojë me alkoolin apo duhanin etj.
Një raport i fundit nga Organizata Botërore E Shëndetësisë ka zbuluar se masat për të kontrolluar përhapjen e sëmundjeve jo-ngjitëse kanë qenë të majtaftueshme. Kjo ka bërë që agjencitë shëndetësore të Komebev të bashkuara të ushtrojnë presion ndaj qeverive në të gjithë botën që të marrin masa kundrejt krizës globale shëndetësore.
Harta më poshtë tregon shtetet më të pashëndetshme në botë. Të dhënat nga ky studim janë siguruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe CIA World Factbook. Performanca e secilit shtet është rënditur në bbazë zë tri faktorëve:
- Konsumimit të alkoolit për person, në vit
- Konsumimi i duhanit për person, në vit.
- Përhapja e obezitetit brenda popullsisë
Renditja për secilin shtet më pas është bërë për të përcaktuar se cili shtet është më i pashëndetshmi në botë:
Nga të dhënat e analizuara nga Clinic Compare, rezulton që Republika Çeke është shteti më i pashëndetshëm në botë.
Rusia vjen e dyta, ndjekur nga Sllovenia, Biellorusia, Sllovakia dhe Hungaria.
Surprizë është shteti më i shëndetshëm në botë. Besojeni ose jo, Afganistani mban vendin e parë si shteti më i shëndetshëm në botë. Banorët konsumojnë më pak alkool dhe duhan se të gjithë shtetasit e tjerë, dhe janë më pak obezë.
Vetëm 2.7% e popullsisë ka indeksin e masës trupore mbi 30, që konsiderohen obezë.
Sa i përket Shqipërisë, në hartë vendi jonë është i ngjyrosur në ngjyrë portokalli. Duke marrë parasysh renditjes që i është bërë ngjyrave, nga jeshilja më pak e pashëndetshme deri tek e kuqërremta që është më shumë e pashëndetshmja, mund të themi që Shqipëria futet në mes, d.m.th, nuk mund të konsiderohet as pak e pashëndetshme, por as shumë.
Burimi: Clinic Compare / Shendeti.com.al




