Më Në Fund/ FDA aprovon pajisjen e re për diabetin që do t’i japë fund shpimit të gishtave

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Pacientët me diabet të cilët duhet të shpojnë gishtat për të monitoruar nivelet e sheqerit në gjak do të kenë tashmë një metodë alternative jo kaq të dhimbshme për të mbajtur nën kontroll sëmundjen.

Rregullatorët federalë kanë aprovuar pajisjen e parë të pashkëputur që do të shmangë shpimet e gishtave, sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave. Modelet aktuale kërkojnë që përdoruesi të shpojë gishtin për të analizuar gjakun. Ndërsa sistemi i ri monitorues i glukozës “FreeStyle Libre Flash”, i aprovuar nga FDA, përdor një sensor të vogël që ngjitet tek pjesa  sipërme e krahut. Pacient të mund të vënë një pajisje lexuese sipër saj për të parë nivelet aktuale të sheqerit në gjak dhe ndryshime përgjatë 8 orëve të fundit.

“FDA është gjithmonë e interesuar në teknologji të reja që mund të ndihmojnë personat të cilët vuajnë nga sëmundje kronike, të tilla si diabeti, për ta menaxhuar me lehtë gjendjen”, thotë Donald St. Pierre, anëtar i Fedaratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.

“Ky sistem lejon njerëzit me diabet të shmangin hapin shtesë të shpimit të gishtave, që ndonjëherë mund të jetë edhe i dhimbshëm, dhe përsëri të marrin informacione të sakta për trajtimin e diabetit –  duke e lidhur me telefonin inteligjent.

Sipas të përditshmes amerikane “The Associated Press”, pajisja është aprovuar për të rriturit që vuajnë nga diabeti i tipit 1 dhe 2 dhe do të jetë në farmaci brenda pak muajsh. Nuk është zbuluar akoma çmimi i pajisjes.

Burimi: The Associated Press / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet