Kush tha se femrat janë ato që harxhojnë orë të tëra për t’u kujdesur për veten?! Një gjë e tillë tashmë mund të quhet thjesht e shkuar, pasi siç rezulton nga studimet e fundit, 47% e klientelës që frekuenton qendrat estetike SPA në gjithë botën janë meshkuj.
Në këto qendra burrat kërkojnë të kenë fytyrë të qetë pas lodhjes së shumtë të punës para ekranit të kompjuterit. Më të rinjtë kërkojnë të eliminojnë poret tepër të dukshme në fytyrë, qimet e shumta në kurriz apo në kraharor, por edhe largimin e qimeve të shumta nga hunda dhe veshët. Pastaj sigurisht masazhet e përgjithshme dhe manikyr e pedikyr./ ANSA


