KURRË mos u jepni kësi urdhrash fëmijëve, krijoni tek ata gjendje alarmi

Nga Lira Gjika, pediatre

Specialistët kanë konstatuar që fjalët apo shprehjet e duhura nuk janë të parat që vijnë në mend kur duhet qetësuar një fëmijë tekanjoz apo që grindet. Ata kanë grupuar një seri shprehjesh që duhet patur kujdes t’i evitojmë dhe të mos i përdorim, edhe pse janë të parat që vijnë në mend. Shprehjet e më poshtme janë disa, të cilat duhen shmangur.
1. Mjaft i hodhe gjërat përtokë!
2. Fëmijët e rritur nuk sillen kështu.
3. Mos guxo të gjuash
4. Po sillesh shumë keq.
5. Tani do të dënoj!
6. Shko laj shpejt dhëmbët!
7. Ha ose do të shkosh të flesh pa ngrënë.
8. Mjaft, fëmijë qaraman!
9. Pusho, nuk të dëgjoj!
10. Sa herë duhet ta përsëris?
11. Po më turpëron në sy të të tjerëve.
12. Ik që këtu!
13. Do të të çoj në banjë!
14. Mjaft bërtite!
15. Të kisha thënë por nuk dëgjon!
16. Po humbas durimin!
Këto shprehje janë organizuar në fjali urdhërore. Fjalia urdhërore krijon te njeriu gjendje alarmi dhe jo qetësie si në rastin e fjalisë dëftore. Gjithashtu tregon që i rrituri ka humbur durimin, përton të qetësojë veten dhe të ndihmojë fëmijën të superojë këtë situatë. I rrituri “i bie shkurt”, urdhëron dhe kërcënon./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë