Simptomat e kancerit të vezoreve që vetëm 1% e grave i dinë

Përgatiti: Blertina Koka

Vetëm 1 në 100 gra kanë njohuri mbi simptomat e kancerit të vezores, sugjeron një sondazh i ri. Një studim i kryer tek më shumë se 100 gra në Britani ka zbuluar se vetëm 1% e tyre e dinin se nevoja për të urinuar shpesh është një simptomë e kësaj sëmundje. Ndërkohë, 4 në 5 e tyre nuk e dinin që dhimbja në pjesën abdominale mund të vijë si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Vetëm 3% e grave e dinin që ndjesia e ngopjes ishte një simptomë dhe 21% e dinin se fryrja e barkut mund të jetë një shenjë  e kancerit të vezores.

Ndërkohë, 3 në 10 gra besojnë gabimisht se ky lloj kanceri mund të zbulohet vetëm pasi i bëhet një kontroll mjekësor të qafës së mitrës.

Ekspertët po përpiqen të ndërgjegjësojnë gratë mbi këto simptoma, që të kërkojnë ndihmë në kohë.

Studimet kanë treguar se vetëm 20% e grave të prekura nga kanceri në vezore arrijnë të diagnostikohen që në fillim me këtë sëmundje.

“Duhet të veprojmë tani për të ndryshuar jetët e grave me kancer të vezores para se të jetë shumë vonë”, bëjnë thirrje ekspertët./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit