Nga Erjona Sheme
Përbërësit:
- 1 litër lëng pule
- 1 filxhan çaji me arra të grira
- 5 lugë gjelle me gjalpë
- 2 lugë gjelle miell
- 1 qepë e vogël
- Pak arrëmyshk, selino
- 1 filxhan kafeje me pana
- 1 filxhan çaji qumësht
Përgatitja:
Si fillim grihet qepa, hidhet pak vaj dhe fërgohet mishi i pulës (fshatit). Më pas shtohen arrat, selinoja dhe arrëmyshku. Futini në një tenxhere dhe lërini të ziejnë. Pasi mishi të ketë zierë, uleni temperaturën dhe lëreni dhe pak.
Kur të ftohet mishi, i hiqen kockat dhe përzihet me lëngun e mëparshëm.
Më pas, pasi supa të ftohet mjaftueshëm, e futim në mikser. Futeni në mikser dhe kujdesuni që të gjithë përbërësit të jenë shkrirë me njëri tjetrin në formën e puresë.
Pureja duhet të jetë kremoze dhe jo me kokrra të përbërësve të pagrirë.
Në tenxhere hidhni gjalpin dhe më pas miellin. Përziejeni derisa të jenë tretur dhe më pas shtoni qumështin. Lërini të ziejnë së bashku për një minutë duke e përzier pa ndalim.
Në fund përzihen mirë të gjithë përbërësit, bashkë me panën, supa është gati.


