Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para për gazetaren Adelajda Xhamani, e cila ndërroi jetë sot në orët e para të mëngjesit në banesën e saj si pasojë e një arresti kardiak. Sipas policisë, 31-vjeçarja është gjetur e vdekur në shtëpinë ku jetonte vetëm dhe nuk ka pasur shenja dhune.
Mësohet se ajo vuante nga epilepsia por për të përcaktuar shkaqet e vërteta të ngjarjes pritet ekspertiza mjeko-ligjore.
“Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasja Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm.
Nuk ka shenja dhune. Shtetasja e mësipërme vuante nga epilepsia. Pritet vendimi i mjekut ligjor”, njofton policia.
Adelajda u bë e njohur në vitin 2009 pasi ishte konkurentja më e pëlqyer e Big Brother Albania 2 për shkak të thyerjes se tabuve të asaj kohe dhe thjeshtësisë së saj. Ajo nisi punën si gazetare e suksesshme duke punuar në disa televizione dhe revista të ndryshme. Së shpejti Adelajda do të shfaqej me një emision mëngjesi. /Blitz.al/


