Kujdes! Mos e përdorni shegën nëse po mjekoheni me këto ilaçe

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kundërveprime të moderuara, kini kujdes me këto kombinime

  • Ilaçet që ndryshohen nga mëlçia (substratet Cytochrome P450 2D6 (CYP2D6) kundërveprojnë me shegën.

Disa ilaçe ndryshohen dhe zbërthen nga mëlçia. Shega mund të ngadalësojë procesin e  zbërthimit të këtyre ilaçeve nga mëlçia. Konsumimi i shegës bashkë me këto ilaçe mund të rrisë efektet anësore të tyre. Prandaj konsultohuni paraprakisht me mjekun nëse mund të konsumoni shegë edhe nëse mjekoheni me një ilaç të caktuar.

Disa ilaçe që ndryshohen nga mëlçia janë:  amitriptyline (Elavil), codeine, desipramine (Norpramin), flecainide (Tambocor), fluoxetine (Prozac), ondansetron (Zofran), tramadol (Ultram).

  • Ilaçet për tension e lartë të gjakut kundërveprojnë me shegën

Lëngu i shegës duket se ul tensionin e gjakut. Nëse merrni lëng shege së bashku me këto ilaçe për tensionin e gjakut ky i fundit mund të ulet më shumë seç duhet. Disa ilaçe për tensionin e lartë të gjakut janë captopril (Capoten), enalapril (Vasotec), lisinopril (Prinivil, Zestril), ramipril (Altace) etj.

  • Rosuvastatin (Crestor) kundërvepron me shegën

Ky ilaç zbërthehet nga mëlçia. Duke konsumuar lëng shege mund të ngadalësohet procesi i zbërthimit të këtij ilaçi, duke u rritur kështu efektet anësore.

Dozat

Doza e saktë e shegës varet nga disa faktorë, si mosha  përdoruesit, gjendja shëndetësore dhe gjendje të tjera. Aktualisht, nuk ka mjaftueshëm të dhëna shkencore për të përcaktuar dozën e saktë të shegës. Duhet të mos harroni që produktet natyrale jo domosdoshmërish janë të sigurta, prandaj dozat janë të rëndësishme. Kushtojuni vëmendje etiketave kur blini produkte të shegës, si dhe konsultohuni me  farmacistin apo një profesionist të shëndetësisë para se të përdorni ekstrakte apo suplemente të frutit, lëkurës, luleve apo pemës së shegës.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit