Si të identifikoni nivelin e lartë të sheqerit në gjak!

Niveli i lartë i glukozës në gjak ose ndryshe e njohur si glicemia është diçka që mund të zgjasë për vite të tëra dhe mund të prekë edhe pjesë të ndryshme të trupit si: venat e gjakut, veshkat, nervat dhe sytë. Turpi arrin t’ju dërgojë disa simptoma sinjalizuese që paralajmërojnë probleme me shëndetin ose që mund të rrezikoheni nga zhvillimi i diabetit tipi 2. Ja disa shenja që tregojnë se nivelet e sheqerit në gjak mund të janë shumë të larta.

Faktorët që mund të kontribuojnë në rritjen e sheqerit në gjak janë:

  • Dieta e varfër
  • Mungesa e ushtrimeve të rregullta
  • Stresi
  • Problemet e tjera shëndetësore
  • Përdorimi i medikamenteve të caktuara

Simptomat që mund t’ju ndihmojnë të dalloni nëse bëni pjesë në grupin e personave të prekur nga sëmundja e diabetit.

  • Gojë e thatë
  • Etje e shpeshtë
  • Probleme me stomakun
  • Impotencë
  • Shërim i ngadaltë i plagëve
  • Ndjenja e të qënit i uritur
  • Iritim i lëkurës, pa ndonjë shkak
  • Urinim i shpeshtë gjatë natës
  • Vështirësi për t’u përqendruar
  • Turbullim i shikimit
  • Infeksione të shpeshta
  • Keni gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve.

Përveç konsultave me mjekun, reduktoni konsumimin e karbohidrateve dhe sheqernave të parafinuara./ shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit