Dhimbje koke nga pilulat, ekspertja: Mënyrat si mund ta luftoni

Përshtati në shqip: Ilma lamçe

Shumë gra që përdorin pilulat kontraceptive ankohen për dhimbje koke gjatë periudhës së pezullimi.Pse ndodh kjo?Shkaku është rënia e estrogjenit,një fenomen fiziologjik që ndodh në afërsi të menstruacioneve dhe është një nga mekanizmat kryesorë që shkaktojnë dhimbje koke edhe tek gratë që nuk përdorin kontraceptivët oralë.Me pilulat,ulja e nivelit të estrogjenit është  më e theksuar dhe mund të shkaktojë migrenë.

A KA GRA MË VULNERABËL SE TË TJERAT?

Ato që vuajnë nga migrena para menstruale janë padyshim më të përgatitura.Këto femra nuk janë kanditatet më të mira për pilulën klasike, që do të thotë 21 ditë ta përdorësh dhe 7 ditë pezullim.

POR A KA NDONJË ALTERNATIVË?

Sigurisht që po.Sot ekzistojnë mundësi të ndryshme farmakologjike që mund të zvogëlojnë, nëse nuk mund ta shmangin plotësisht problemin. Për shembull mund të kaloni nga një pilulë e cila përfshin një periudhë pezullimi 4 ditë në vend të 7 ditëve. Por mund të përdorni kontraceptivë rregullisht, duke marrë 63 ose 84 pilula.

SHUMË ZGJIDHJE?

Mbani mend, më në fund është mini pilula: nuk përmban estrogjen, është vecanërisht e përshtatshme për gratë të cilat janë të ndjeshme ndaj luhatjeve hormonale dhe atyre që vuajnë nga i ashtuquajturi dhimbje koke me atmosferë, një lloj dhimbje koke e cila shoqërohet me simptoma të ndryshme neurologjike sic janë crregullimet vizuale.

CFARË ËSHTË?

Në praktikë, që nga dita para ndalimit të pilulës dhe për gjithë periudhën e pezullimit, merret një ilaç i vecantë anti iflamator, psh Naproxen Natriumi. Në këtë mënyrë ajo mbulon dhe ditët në rrezik.

SUGJERIME TJERA?

Kur lind dhimbja, mos e anashkaloni, por merrni sa më shpejt barnat e duhura. Mbi të gjitha, mos e konsideroni dhimbjen e kokës si diçka të pashmangshme për t’u tërhequr, por konsultohuni me mjekun tuaj për të gjetur zgjidhjen më të mirë për veten tuaj./consumatrici

Postime të ngjashme

Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët
Pse uthulla e mollës nuk duhet të mungojë në dietën dhe jetën tuaj të përditshme?
A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme? Zbulojeni tani