1 kg dru dhe plastikë brenda në stomak, adoleshenti shokon kirurgët

Një rast në Indi ka shokuar kirurgët, ku një të riu i është gjetur 1 kilogram dru dhe plastikë brenda në stomak. Sipas mediave lokale, i riu Arjun Sah, nga India, kishte pasur një varësi të fshehtë për të përtypur plastikë dhe dru.

Megjithatë, mjekët e kishin zbuluar varësinë e tij të çuditshme vetëm pasi kishin futur në kamera një stomak për të zbuluar se nga i vinte dhimbja.

Adoleshenti vuante nga Pica – një çrregullim i të ngrënit ku personat hanë shpesh rërë, dhe’, dru, plastikë etj.

Pas 3 ndërhyrjeve të suksesshme kirurgjikale, mjekët arritën të nxjerrin nga stomaku i djalin masën që i shkaktonte dhimbje të tmerrshme.

Nëna e djalit falënderoi mjekët që i shpëtuan jetën 16-vjeçarit, por shtoi se tashmë Arjun ka nevojë për konsulta në vazhdim për largimin nga vesi që për pak i mori jetën.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?